Transmetuar më 16-06-2019, 18:48

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brazil, ku një nënë dhe e dashura e saj lezbike i prenë organin gjenital djalit 9-vjeçar dhe e torturuan deri në vdekje.

Rosana Candido, 27 vjeçe, dhe Kacyla Pessoa, 28 vjeçe, pretenduan pas ngjarjes se i vendosën djalit një organ të rremë seksi femëror sepse ai donte të ishte vajzë.

Ata gjithashtu u përpoqën t’i nxirrnin sytë duke përdorur një thikë, pasi nëna Candido e goditi të birin disa herë me thikë në shtëpinë e tyre në Samambaia.

Nëna ishte larguar nga banesa e ish-bashkëshortit pasi ky i fundit kishte humbur kujdestarin ndaj të birit rreth 5 vjet më parë.

Pas kryerjes së vrasjes çifti i lesbikeve e kishte të vështirë fshehjen e trupit. Disa pjesë të trupi i dogjën në një barbecue, ndërsa disa nga mbetjet e tjera të trupi i futën në valixhe dhe i hodhën në kanal. Të dyja femrat kanë rrëfyer për vrasjen  dhe torturimin që i kanë bërë vogëlushit.

Autoritet gjetën mbetjet e 9-vjeçarit në dy zona të ndryshme, një në vendin ku çifti jetonte dhe tjetra në afërsi të një qendre kujdesi ditor. /k.k/noa.al/