Transmetuar më 16-06-2019, 14:57

Sot është Dita Ndërkombëtare e Baballarëve dhe të shumtë janë personazhet e njohur që kanë zgjedhur të urojnë publikisht në mënyra të ndryshme.

Familja mbretërore ka zgjedhur një foto shumë speciale për të uruar gjithë botën për këtë ditë. Si mund të uronte ndryshe përveçse me një foto të vogëlushit Archie?

“Gëzuar Ditën e Baballarëve! I urojmë një ditë të veçantë Dukës së Sussex-it që e feston për herë të parë”, -shkruhet në urimin e publikuar në faqen zyrtare të Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it.

Vogëlushi Archie duket një kopje e Princit Harry! Bardhosh, biond dhe me vetulla në ngjyrë të çelur, Archie shtrëngon dorën e të atit në foton e bërë publike vetëm pak minuta më parë. Ëmbëlsia në këtë shkrepje është e pafundme!