Transmetuar më 16-06-2019, 12:59

Pas aksidentit tragjik në mbrëmjes së djeshme, te rrethrrotullimi i TEG-ut ku humbën jetën në aksident tre anëtarë të një familje, një tjetër aksident me një të vdekur ka ndodhur sot në kryeqytet.

Mësohet se një grua këmbësore është përplasur nga një ambulancë teksa tentonte të kalonte rrugën.

Ngjarja ndodhi në rrugën Ferit Xhajko pranë ish Restorant Durrësit, kur mjeti i ambulancës me drejtues shtetasin H., G ka humbur kontrollin duke aksidentuar këmbësoren F.,S rreth 70 vjeçe.

Gruaja e moshuar është transportuar nga ambulanca që e përplasi duke u dërguar në QSUT, ku mjekët njoftuan vdekjen e saj.

Drejtuesi i mjetit ndodhet aktualisht i shoqëruar në komisariat.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit./b.l/noa.al/