Transmetuar më 16-06-2019, 12:44

Gjykata e Kurbinit ka lënë në burg autorin e dyshuar për vrasjen e të të riut, Viktor Shkorreti në Laç, Emanuel Koce.

E gjithë ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 23:00 të mbrëmjes së të mërkurës ku në zonën afër stadiumit të Laçit viktima dhe autori debatuan për një vend parkimi.

U raportua se sherri kishte nisur për 300 lek. Viktor Shkorreti sipas 32-vjeçarit i ka kërkuar 3 mijë lekë të vjetra si pagesë për parking, natën e festës së Shna Ndout, kur për shkak të numrit të lartë të pelegrinëve në Laç ishte e vështirë të gjeje një vend për makinën.

Por pagesa nuk është pranuar nga Koca dhe sherri më pas ka përshkallëzuar dhe përfundoi tragjikisht.