Transmetuar më 16-06-2019, 11:26

Policia në Tiranë, komunikoi para pak çastesh se ajo ka gabuar për numrin e viktimave në lidhje me aksidentin e ndodhur në orët në para të mëngjesit të sotëm.

Për shkak të konfuzionit të krijuar nga vetë natyra e aksidentit dhe pasojat që solli, edhe informacioni ka qenë jo i saktë, thuhet në qëndrimin zyrtar të policisë.

Policia shton se në njoftimin paraprak është raportuar se kanë ndërruar jetë katër persona, por njëra prej vajzave ndodhur në gjendje kritike për jetën, pasi kur është raportuar se ndërroi jetë kishte kaluar në vdekje klinike.

Drejtues mjeti Arlintin Alia, 32 vjeç nga Puka, në gjendje të rëndë për jetën

Bardhok Bibaj. 62 vjeç, Mirditë, ka ndërruar jetë.

Valentina Bibaj 54 vjeçe Mirditë, ka ndërruar jetë

Florida Bibaj e bija 22 vjeçe, ka ndërruar jetë

Xh. Bibaj e bija, 26 vjeçe, është në gjendje kritike për jetën.

Policia thotë se për 26 vjeçaren u njoftua nga spitali se ndërroi jetë, por ka kaluar në vdekje klinike dhe tashmë ndodhet në gjendje kritike për jetën në Spitalin Ushtarak.