“Nëse bëni këtë gjë natën mund t’ju shfaqet kanceri”, studimi që frikëson mijëra gra
Transmetuar më 16-06-2019, 10:29

Kanceri, siç e dimë, është gjithmonë një e keqe për të gjithë. Ka kaq shumë faktorë të njohur që rrisin rrezikun e shfaqjes së kancerit, duke përfshirë natyrisht pirjen e duhanit dhe obezitetin, por edhe disa faktorë gjenetikë.

Risia është se ndër faktorët me një incidencë të lartë të tumorit ka edhe puna e natës, veçanërisht te gratë.

Sipas një studimi të kryer nga ekipi hulumtues i Laboratorit Shtetëror të Bioterapisë dhe Kancerit në Universitetin Sichuan në Chengdu të Kinës, ata kanë më shumë gjasa të zhvillojnë lëkurë (+ 41%), gji (+ 32%) dhe kancer gastrointestinal (+ 18%) në krahasim me gratë që kanë një mënyrë jetese më të rregullt.

Studimet janë kryer në një mostër të grave nga e gjithë bota: Evropa, Amerika e Veriut, Azia dhe Australia.

Kërkuesit studiuan lidhjen mes punës së natës dhe gjashtë llojeve të ndryshme të kancerit dhe u konstatua se në përgjithësi, në gratë që punojnë gjatë natës, rreziku i rritjes së sëmundjes rritet me 19%./b.l/noa.al/

Loading...
loading...
Loading...