Transmetuar më 16-06-2019, 09:20

Ndonjëherë ka raporte që nuk ekzistojnë vërtet, mirëpo ku ka zë nuk është pa gjë. Është shkruar shpesh në portale për një histori mes Florit dhe Fifit.

Ata as nuk e kanë mohuar, por as nuk e kanë pohuar. Pra, mbetet enigmë marrëdhënia e tyre. E ftuar në emisionin “Thumb” të Fatmës dhe Aulonës, Fifi nuk mund t’i shpëtonte një pyetjeje për Florin.

A keni ju një lidhje romantike, ishte pyetja për Fifin. Ndërkohë ajo u përgjigj “A e di çfarë? Pse s’po thirrni Florin e ju tregon ai? Burrë e kam zemër, ça ki tash?”

Ndërkohë, vazhdoi ngacmimi nga vajzat “Do bëni këngë dashurie si Miriami dhe Albani pas martese?”

Fifi sërish nuk nguroi të përgjigjej “Momentalisht i kam 25 vjeç, nga 30 mendoj të martohem. Kështu që ki dhe 5 vjet me prit.” Nga përgjigjet nuk kuptohet qartë raporti i tyre, pasi edhe janë edhe s’janë bashkë.