Transmetuar më 16-06-2019, 08:42

Detaje të reja mësohen në lidhje me aksidentin tragjik që i mori jetën tre anëtarëve të familjes Bibaj në kryeqytet.

Mësohet se babai, nëna dhe dy vajzat e tyre kishin qënë duke festuar një ditëlindje në një lokal në Elbasan, para se të ndodhte aksidenti.

Pas festës, rrugës teksa ktheheshin në shtëpinë e tyre në Tiranë ata janë përfshirë në aksident.

Mësohet se viktimat janë nëna, babai dhe një nga dy vajzat B. Bibaj, F.Bibaj dhe V. Bibaj. Në vdekje klinike ka kaluar Xh.Bibaj, ndërsa dhëndri i familjes A. Alia i cili drejtonte mjetin me targa AA472 PE, ka mbetur i plagosur.

Ai është dërguar në spitalin ushtarak në kryeqytet ku merr dhe ndihmën e nevojshme mjekësore.

Shkaku kryesor i aksidentit dyshohet të jetë shpejtësia tej normave të lejuara, pasi makina ka bërë disa rrotullime pas përplasjes me bordurën mbrojtëse të rrugës.

Burime policore thonë se edhe i riu ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital./b.l/noa.al/

Përditësim 11:16

Nga policia, në njoftimin paraprak është raportuar se kanë ndërruar jetë katër persona, por njëra prej vajzave ndodhur në gjendje kritike për jetën, pasi kur është raportuar se ndërroi jetë kishte kaluar në vdekje klinike.

Drejtues mjeti Arlintin Alia, 32 vjeç nga Puka, në gjendje të rëndë për jetën

Bardhok Bibaj. 62 vjeç, Mirditë, ka ndërruar jetë.

Valentina Bibaj 54 vjeçe Mirditë, ka ndërruar jetë

Florida Bibaj e bija 22 vjeçe, ka ndërruar jetë

Xh. Bibaj e bija, 26 vjeçe, është në gjendje kritike për jetën.

Policia thotë se për 26 vjeçaren u njoftua nga spitali se ndërroi jetë, por ka kaluar në vdekje klinike dhe tashmë ndodhet në gjendje kritike për jetën në Spitalin Ushtarak.