Transmetuar më 16-06-2019, 08:04

Një tragjedi rrugore me tre të vdekur ka ndodhur në hyrje të Tiranës, natën duke gdhirë dita e sotme.

Automjeti ku udhëtonte familja prej pesë anëtarësh ka dalë nga rruga duke i marrë jetën nënës, babait dhe një prej dy vajzave, kurse tjetra kaloi në vdekje klinike.

Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në afërsi të TEG-ut, mjeti me drejtues shtetasin A. A ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën e rrugës.

Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë pasagjerët V. B, B. B., F. B dhe në vdekje klinike, 26 vjeçarja Xh. B.

Ndërsa drejtuesi i mjetit A. A ndodhet në SQU nën kujdesin mjekësor, raporton noa.al.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Përditësim 11:16

Nga policia, në njoftimin paraprak është raportuar se kanë ndërruar jetë katër persona, por njëra prej vajzave ndodhur në gjendje kritike për jetën, pasi kur është raportuar se ndërroi jetë kishte kaluar në vdekje klinike.

Drejtues mjeti Arlintin Alia, 32 vjeç nga Puka, në gjendje të rëndë për jetën

Bardhok Bibaj. 62 vjeç, Mirditë, ka ndërruar jetë.

Valentina Bibaj 54 vjeçe Mirditë, ka ndërruar jetë

Florida Bibaj e bija 22 vjeçe, ka ndërruar jetë

Xh. Bibaj e bija, 26 vjeçe, është në gjendje kritike për jetën.

Policia thotë se për 26 vjeçaren u njoftua nga spitali se ndërroi jetë, por ka kaluar në vdekje klinike dhe tashmë ndodhet në gjendje kritike për jetën në Spitalin Ushtarak.