Transmetuar më 16-06-2019, 08:10

Një aksident me përmasa tragjike ka ndodhur në Tiranë, pasi tre persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur.

Aksidenti ka ndodhur natën dule u gdhirë dita e sotme në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në afërsi të TEG-ut, raporton noa.al.

Automjeti me drejtues shtetasin A. A ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën e rrugës.

Kanë qenë tre pjesëtarë të së njëjtës familje që kanë humbur jetën, një nga dy vajzat kaloi në vdekje klinike, ndërsa ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit.

Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë pasagjerët V. B, B. B, F., B,, në koma kaloi Xh. B , ndërsa drejtuesi i mjetit A. A ndodhet në SQU nën kujdesin mjekësor.

Tragjedia i mori jetën dy prindërve dhe një prej dy vajzave të tyre. Ata po ktheheshin nga festa e një ditëlindjeje në Elbasan.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit./b.l/noa.al/

Përditësim 11:16

Nga policia, në njoftimin paraprak është raportuar se kanë ndërruar jetë katër persona, por njëra prej vajzave ndodhur në gjendje kritike për jetën, pasi kur është raportuar se ndërroi jetë kishte kaluar në vdekje klinike.

Drejtues mjeti Arlintin Alia, 32 vjeç nga Puka, në gjendje të rëndë për jetën

Bardhok Bibaj. 62 vjeç, Mirditë, ka ndërruar jetë.

Valentina Bibaj 54 vjeçe Mirditë, ka ndërruar jetë

Florida Bibaj e bija 22 vjeçe, ka ndërruar jetë

Xh. Bibaj e bija, 26 vjeçe, është në gjendje kritike për jetën.

Policia thotë se për 26 vjeçaren u njoftua nga spitali se ndërroi jetë, por ka kaluar në vdekje klinike dhe tashmë ndodhet në gjendje kritike për jetën në Spitalin Ushtarak.