Transmetuar më 16-06-2019, 08:00

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytezën Künzell në Gjermani. Një shqiptar 55 vjeçar nga Kosova ka vrarë gruan e tij duke e goditur me thikë në një park të qytezës.

Sipas policisë, 52-vjeçarja u qëllua me thikë në parkingun e makinave të premten pasdite.

Kanë qenë kalimtarët e rastit ata të cilët kanë lajmërar menjëherë ambulancën dhe policinë për ngjarjen e ndodhur.

Siç raporton media lokale Hessenschau, gruaja e plagosur u dërgua me urgjencë në spital por ka ndërruar jetë në sallën e operacionit, pasi nuk ka mundur t’i mbijetojë dot plagëve të marra.

Ndërkaq, pas aktit makabër kosovari u gjet në veturën e tij pranë gruas së plagosur rëndë. Ai u arrestua pa rezistencë, tha policia e Osthessen në një deklaratë.

Shkaqet që qëndrojnë pas këtij krimi, sipas policisë, janë ende të paqarta. 55 vjeçari pritet të zbardhë gjithçka në dëshminë e tij./b.l/noa.al/