Transmetuar më 16-06-2019, 00:04

Brazili e nis me fitore Kupën e Amerikës. Seleçao mposhti 3-0 Bolivinë përpara 47 mijë tifozëve në Sao Paolo pavarësisht se vuajti në pjesën e parë.

Me Neymar që mungon për shkak të dëmtimit, skenën e mori futbollisti i Barcelonës Coutinho që shënoi një dygolësh në tre minuta.

Në të 50-tën minutë Coutinho ktheu në gol një penallti ndërsa pas tre minutash ylli i Brazilit shënoi edhe me kokë duke siguruar një avantazh të mirë për skuadrën e drejtuar nga Tite.

Goli i tretë erdhi 5 minuta nga fundi nga Everton i futur në fushë në pjesën e dytë në vend të Neres.

Brazili e nis me fitore kompeticionin prestigjoz që luhet në shtëpinë e tij ku rivali më i fortë mbetet ai i përjetshmi Argjentina e Messit.

Brazili e kryeson grupin A me 3 pikë grup në të cilin përveç Bolivisë bëjnë pjesë edhe Peruja e Venezuela.

Argjentina e Leo Messit zbret në fushë sonte në mesnatë ndaj Kolumbisë.