Transmetuar më 15-06-2019, 23:07

Përfshihet në flakë një automjet në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në kryeqytet.

Bëhet fjalë për një automjet me targë TR7686T, ku dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një defekt teknik.

Nga ky incident, fatmirësisht nuk ka pasur persona të lëndur.

Flakët në makinë janë shuar në kohë nga një patrullë e Policisë Bashkiake që ndodhej aty në momentin e ngjarjes./a.k/noa.al/