Transmetuar më 15-06-2019, 22:10
Foto ilustruese

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Tiranë.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Ali Demi” në kryeqytet.

Një motorçikletë dyshohet se është përplasur nga një automjet dhe si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit me dy rrota.

I plagosuri është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Sipas Policisë, mjeti me drejtuese shtetasen D.T., është përplasur me mjetin motorr me drejtues A.T., duke i shkaktuar këtij të fundit edhe dëmtime.

Bëhet e ditur se drejtuesja e mjetit ndodhet aktualisht e shoqëruar në komisariat.

Gjithashtu grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit./a.k/noa.al/