Transmetuar më 15-06-2019, 21:12

Gjatë një takimi elektoral, kryeministri Edi Rama tha sot se Partia Demokratike është katandisur më keq se ç’ka qenë.

Nga Kolonja Rama tha se Lulzim Basha, është një njeri llafazan, dembel dhe gjumash.

Para vendimit për çeljen e negociatave për Shqipërinë, Rama tha për PD se “atyre ua ka fajin mendja”.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka kthyer përgjigje ku shprehet se 30 qershori do të jetë “varreza politike” e Edi Ramës.

Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Basha shkruan se Rama është shoku i Avdylajve dhe bandave të krimit.

Shqiptarët sipas Bashës janë ngritur në këmbë në betejën kombëtare për Shqipërinë si gjithë Europa.

Sipas Bashës është koha për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve.

“30 qershori është varreza politike e Edi Ramës, shokut të avdylajve dhe bandave të krimit. Shqiptarët janë ngritur në këmbë në betejën kombëtare për Shqipërinë si gjithë Europa. Boll më me Shqipërinë që duan vetëm ata! Tani është koha për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve! Asnjë hap pas”, shkruan Basha./a.k/noa.al/