Transmetuar më 15-06-2019, 21:02

Frank Lentini lindi në Siçili të Italisë, në vitin 1889 në një familje me 12 fëmijë dhe u bë i njohur për shkak të trupit të tij.

Frank lindi me një binjak parazitar ku kishte tre këmbë por kjo nuk është e gjitha.

Italiani gjithashtu kishte dy organe gjenitale mashkullore.

Në moshën 8 vjeçare Frank dhe familja e tij u zhvendosën në SHBA.

Prindërit e tij e vendosën Lentinin në një shtëpi për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Italiani vendosi ti japë një kuptim të ri jetës së tij.

Frank pa fëmijë që ishin në gjendje më të keqe fizike sesa ai, ndaj vendosi të pranonte trupin e tij.

Ai mësoi të vraponte, t’i jepte biçikletës, madje edhe të bënte patinazh.

Italiani iu bashku cirkut ‘Ringling Brothers’ dhe mori emrin ‘Lentini i madh’. 

Pavarësisht gjendjes së tij, Lentini u martua dhe pati 4 fëmijë të shëndetshëm.

Ai u nda nga jeta në moshën 78-vjeçare për shkak të problemeve me mushkëritë.