Transmetuar më 15-06-2019, 20:22

I ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” Spartak Ngjela komentoi krizën politike në vend, si edhe situatën e krijuar pas anulimit të zgjedhjeve të 30 qershorit, me dekret nga Presidenti Ilir Meta.

“Ky s’është legjimit, Hoxha nxori ilegjitim gjithë parlamentet e Perëndëmit. Se vendos Presidenca është apo jo legjitim, opinion mund të japë, është një organ gjyqësor që mund të thotë është i paligjshëm. Gjithë ekipi i politikës ndërkombëtare tha do vinë zëvendësuesit, dhe ata erdhën. A ndodhin këto në Botë, sigurisht që ndodhin. E vetmja gjë që duhet të pyesim është cili është ligji që është shkelur.” u shpreh Ngjela.

Sa i përket kërkesës që kreu i shtetit bëri pranë KQZ lidhur me numrin e deputetëve në parlament si edhe zërat e mundshëm për shpërndarje të parlamentit nga Presidenti, Ngjela bëri deklaratën e fortë ndërsa tha se e pret burgimi i përjetshëm nëse e ndërrmerr një veprim të tillë.

“Nëse do të shkarkohet le ta lërë me kaq, nëso të dënohet me burgim të përjetshëm le të vazhdojë nuk ka asnjë pikë në kushtetutë të shpërndajë parlamentin, pervec dy rasteve. Nëse bën një dekret jashtë kompetencave quhet i pavlefshëm dhe nuk e shqyrton askush.” -u shpreh Ngjela.