Transmetuar më 15-06-2019, 19:13

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta edhe në Korçë.

Rruga drejt Korçës ishte mbushur me mbështetës të opozitës, të drejtuar nga ish-deputetët Ervin Salianji dhe Endrit Braimllari.

Në terren për të siguruar mbarëvajtjen e vizitës së kryeministrit ka zbritur edhe Gjovalin Loka, drejtor i Departamentit për Sigurinë në Policinë e Shtetit.

Gjatë protestës në aksin Korçë-Bilisht ka patur një përplasje verbale midis Lokës dhe Salianjit.

Je servil i pushtetit, nga shërbëtor i Bajrajve përfundove në rrugë si shërbëtor i Ramës”, i është drejtuar Salianji drejtuesit të policisë.

Në çdo vend ku kryeministri Edi Rama ka shkuar për takime elektorale, për të prezantuar kdandidatët e majtë, ai është pritur me protesta nga opozita.

Opozita ka zhvilluar protesta të ngjashme në çdo qytet që kryeministri Rama ka shkuar për të prezantuar kandidatët për bashkitë.

Më poshtë keni videon.