Transmetuar më 15-06-2019, 18:41

Mariah Carey, është një nga divat e muzikës botërore.

Asaj së fundmi i është publikuar një video ku shihet duke vallëzuar në mënyrë provokative me balerinin Bryant Tanaka, të cilit i ulet dhe në prehër, ndërkohë që ishte e fejuar me James Packer.

Videoja është xhiruar brenda Hotel D’Angleterre në Kopenhagen, Danimarkë, në mars të vitit 2016, ku këngëtarja ndodhej për një koncert.

Në videon e publikuar nga Daily Mail, Carey shihet duke i grisur këmishën balerinit dhe i ulet në prehër.

Kur u xhirua video, Carey ishte ende në lidhje me miliarderin Packer.

Shihni vieon e mëposhtme: