Transmetuar më 15-06-2019, 15:10

Për prokurorin Rick Hubbard është një “monstër”, por ish-gruaja e tij nuk mendon njëlloj. Mirëpo dallimi i mendimeve tashmë nuk kanë asnjë rëndësi, pasi Timothy Jones, 37 vjeç, u dënua me vdekje.

Jones u dënua këtë të hënë për masakrimin e familjes së tij, duke vrarë egërsisht pesë fëmijët e tij në vitin 2014, më moshë nga 1 deri në 8 vjeç,

Ish-gruaja e tij, Amber Kyzer, e ka falur dhe për këtë arsye kërkoi në gjykatë që të mos e dënojnë me vdekje, duke i kursyer jetën. Teksa procesi gjyqësor arriti fundin në Karolinën e Jugut, SHBA, gruaja kërkoi fjalën në sallë.

“Fëmijët e mi e adhuronin, nuk tregoi asnjë mëshirë ndaj tyre, por nëse duhet të flasë në emrin e tyre dhe jo në timin, është kjo ajo që duhet të them, falini jetën”, tha gruaja.

Çifti ishin ndarë, por ishte Timothy ai që kishte marrë kujdestarinë e fëmijëve, pasi fitonte më shumë nga ish-gruaja dhe gjykata e dha vendimin brenda pak orëve.

Pikërisht në atë ditë, Jones vrau në fillim djalin 6 vjeç, më pas katër të tjerët duke i mbytur, shkruan noa.al.

Jo vetëm kaq, por ai i hodhi kufomat në një kodër, të futur në qese plehrash. Një ngjarje e cila tmerroi gjithë Amerikën dhe që mbyllet me dënim me vdekje. /a.y/noa.al