Transmetuar më 15-06-2019, 13:44

U nxor nga barku i nënës nga një grua dhe pas dy muajsh luftë për mbijetesë, ndërroi jetë në spital. Vogëlushi Yovanny Jadiel Lopez gjeti vdekjen në spitalin e Chicago, SHBA, pasi u nxor me forcë nga barku i nënës, 23-vjeçares Marlen Ochoa.

Gruaja shtatzënë u sulmua nga një grua, e cila i çau barkun me thikë, duke i marrë fëmijën.

Policia e gjeti gruan në një kazan plehrash dhe pas një sërë hetimesh u ra në gjurmët e vrasëses. Gruaja e cila vrau nënën e vogëlushit, e çoi foshnjën në spital, duke thënë se kishte lindur në shtëpi dhe se fëmija nuk ndihej mirë.

Por punonjësit e spitalit e kuptuan se fëmija nuk ishte i saji, duke vënë në pranga gruan dhe dy bashkëpunëtorët e saj, ndërkohë që fëmija kujdesej nga i ati.

Yovanny luftoi për dy muaj, por për shkak të lindjes së parakohshme në muajin e tetë të shtatzënisë, kishte shfaqur probleme të cilat i shkaktuan vdekjen gjatë kësaj të enjteje

Në burg nën akuzën e vrasjes dhe fshehjes së kufomës, përfunduan nënë e bijë dhe partneri i së gruas Clarisa Figueroa. /a.y/noa.al