Transmetuar më 15-06-2019, 13:15

Tre makina janë përfshirë në një aksident mesditën e sotme, duke u përplasur me njëra tjetrën.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e njohur si Qafa e Koshovicës.

Për pasojë drejtuesi i mjetit tip “Ford” ka mbetur i plagosur, duke u dërguar në spitalin e Fierit.

Shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë trafiku i rënduar, si pasojë e shtimit të fluksit drejt Vlorës, ku si pasojë e temperaturave të larta, një pjesë e njerëzve i janë drejtuar bregdetit.

Lidhur me rrethanat e aksidentit, të cilin mund ta shihni me pamje më poshtë, policia vijon hetimet. /a.y/noa.al