Transmetuar më 15-06-2019, 13:04

I bënë shantazh dhe i morën para për muaj me radhë një prifti, i cili kishte bërë seks me pagesë me një djalë, duke inskenuar sikur djali në fjalë ishte i mitur.

Për këtë arsye pesë persona, tre djem dhe një vajzë që të gjithë 23 vjeç dhe një burrë 57 vjeç, u arrestuan këtë të enjte nga policia e Norm, në Bergamo të Italisë.

Ata akuzohen se i kanë zhvatur 6500 euro priftit, pasi ky i fundit kishte bërë seks me pagesë me një djalë.

Denoncimi në polici u bë nga vetë prifti në muajin maj, i cili duke mos arritur më që të paguajë shumat e kërkuara, kërkoi ndihmë. Njëri nga të rinjtë u ndalua të enjten teksa ndodhej në një hotel në Marina Centro, për pushime në bregdet.

Vetëm vajza u la në arrest shtëpie, ndërsa katër të tjerët ndodhen në burg pas kurthit seksual të ngritur ndaj priftit.

Njëri nga djemtë e arrestuar, është pikërisht ai i cili i ishte përgjigjur një kërkese të priftit në internet për seks, duke lënë takim në një zonë të mënjanuar, shkruan noa.al.

Aty iu ngrit dhe kurthi, ku 23-vjeçari i ndihmuar nga shokët inskenuan sikur ishte i mitur, ku pas takimit nisën dhe shantazhet. /a.y/noa.al