Transmetuar më 15-06-2019, 12:10

Një burrë dhe një grua janë gjetur të djegur brenda në makinë në zonën e Torvaianica, në periferi të Romës, në Itali. Një krim i tmerrshëm, detajet e të cilit bëjnë të mendojnë për një krim horror.

I gjeti në momente pasioni në sediljen e makinës dhe i verbuar nga xhelozia, e leu makinën me benzinë dhe i dogji të gjallë brenda. Dyshimet e policisë ranë mbi partnerin e gruas, i cili është shoqëruar në polici.

Trupat e gjetur të karbonizuar brenda në makinë i përkasin 39-vjecarit Domenico Raco dhe 46-vjeçares Maria Corazza, të cilët u gjetën të pozicionuar në sediljen e pasme të një makine “Ford Fiesta”, në pronësi të nënës së gruas.

Rreth orës 08.00 të mëngjesit të kësaj të premteje, banorët e zonës dëgjuan një shpërthim të fuqishëm dhe lajmëruan policinë.

Bazuar në dëshmitë e familjarëve të viktimës, rezulton se Maria Corazza kishte dalë nga shtëpia herët në mëngjes bashkë me partnerin aktual, për të çuar vajzën në shkollë.

Që nga ai moment burri i moshës 45-vjeçare pretendon se ka shkuar në punë, ndërsa ajo, ishte ndalur në rrugë, ku e priste Domenico Raco, i konsideruar një mik i familjes, shkruan noa.al.

Dyshohet se mes tyre kishte një lidhje klandestine, e cila ishte zbuluar nga bashkëjetuesi, i cili i kishte zbuluar dhe i verbuar nga xhelozia, i vrau të dy duke i djegur të gjallë.

Lidhur me rrethanat e kësaj ngjarje hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al