Transmetuar më 15-06-2019, 11:34

Ish-Kryeministri Sali Berisha pretendon se policia fsheh një aksident fatal, ku një truprojë i Kryeministrit Edi Rama ka humbur jetën dhe një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë.

Berisha thotë se akuzohet narkopolicia se fsheh pasojat e renda të “aksidentit të Edvinit në Librazhd”.

“Thuhet se njëri nga badiguardët e tij ka ndërruar jetë dhe tjetri është në gjendje të rëndë.

Iu bëj thirrje mediave të hetojnë këtë çështje. Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital!”, shkruan Berisha.

“Përshëndetje doktor, po qarkullojnë lajme që mund të ketë vdekur njëri nga dy bodygardët që shtypi eskorta Ramës. Tjetri është në gjendje të rëndë, por policia dhe Garda heshtin sikur nuk ka ndodhur gjë”. /a.y/noa.al