Transmetuar më 15-06-2019, 11:41

Nën sloganin “Kriter është përkushtimi, jo mesatarja!”, përtej kritereve të pranimit në këtë shkollë, Kolegji Profesional i Tiranës është një institucion i arsimit të lartë që promovon individin dhe e orienton atë drejt vlerave të vërteta. Nuk janë vetëm notat ato që përcaktojnë të ardhmen e studentëve, është vullneti për të ecur përpara, përkushtimi dhe serioziteti për t’u përmirësuar çdo ditë

Në garën e madhe për sukses të shpejtë të këtij shekulli, brezat e rinj po edukohen me frymën e arritjeve të mëdha dhe të menjëhershme. Ajo që është e dukshme dhe e pranuar, është që kryesisht të rinjtë janë të shqetësuar vetëm për rezultatin e përpjekjeve të tyre sipas modeleve të suksesit që promovon epoka, pa u përqendruar te proçesi i të mësuarit.

Por çfarë nxit dhe frymëzon familja, shkolla, shoqëria për këta breza? Duket sikur një pjesë e madhe e të rinjve sot vrapojnë pas një diplome, pas një titulli, pas një statusi, pa u fokusuar në të vërtetë në formimin njerëzor dhe profesional. Por zgjidhja për këtë çështje mund të jetë më e thjeshtë se sa mendohet: ajo çfarë i duhet një të riu sot është pajisja me një paketë aftësish të nevojshme që t’i përshtatet jo vetëm realitetit e kërkesave të tregut të punës, por dhe raportit që ai vetë ka me identitetin e tij shoqëror. Sigurisht që dhe në Shqipëri, si në të gjithë botën, funksionojnë institucione të arsimit të lartë profesional që ofrojnë module mësimi të aftësive të ndryshme, të cilat përcaktojnë profesionin e individit dhe rrjedhimisht orientojnë raportin e tij me botën.

Në morinë e këtyre ofertave akademike në hapjen e sezonit të ardhshëm akademik, Kolegji Profesional i Tiranës tërheq vëmendjen për shumë arsye. Llojshmëria e programeve të studimit, bashkëpunimi i ngushtë me biznesin dhe industrinë, mësimi nga një staf mjaft i përgatitur akademik, infrastruktura bashkëkohore, shoqërohen me mundësitë reale të kryerjes së praktikave në laborator dhe ofiçina në ambientet e të Kolegjit, si një veçanti dhe avantazh, për plotësimin e paketës së aftësive për profesionet që kërkon tregu i punës dhe që mësohen në këtë Kolegj. Pra, në këtë kolegj, bëhet ajo çfarë thuhet dhe çfarë duhet të ndodhë në të vërtetë.

Programet e studimit që ofrohen janë teknologji informacioni dhe komunikimi, elektronikë, database dhe web design, elektromekanikë, teknologji automjetesh, teknologji ajrimi dhe kondicionimi, teknologji e instalimeve elektrike, administrim zyre, gjeodozi, teknologji ndërtimi, teknologji gazi, mekatronikë. Të gjitha këto studime shoqërohen me orët përkatëse praktike të mësimit të profesionit në ambientet e Kolegjit dhe të praktikës aftësuese në terren.

E veçanta e KPT-së, është jo vetëm zbatimi serioz i detyrës së tij si një institucion i arsimit të lartë profesional, por promovimi i një kulture integriteti akademik, që duket të jetë zbehur në disa institucione arsimi në vendin tonë. Institucionit “shkollë” i duhet rikthyer autoriteti i dëmtuar gjatë viteve të tranzicionit, kur çdokush ka “blerë” një diplomë dhe një titull. Shqipërisë i duhen jo vetëm specialistë me orientim praktik në fushat e sipërpërmendura që mësohen në këtë kolegj, por i duhen njerëz që të pajisur më paketën e aftësive të vërteta, do të kontribuojnë me dinjitet profesional dhe njerëzor në tregun kaotik të punës. Është detyrë e shkollës ta orientojë individin me besim drejt një të ardhmeje dinjitoze, detyrë që KPT në këto pak vite aktivitetet po e kryen me këmbëngulje, duke pajisur studentët me aftësi teorike dhe praktike, që të përballen me sfidat në rritje të tregut të punës.

Nën sloganin “Kriter është përkushtimi, jo mesatarja!”, përtej kritereve të pranimit në këtë shkollë, Kolegji Profesional i Tiranës është një institucion i arsimit të lartë që promovon individin dhe e orienton atë drejt vlerave të vërteta. Nuk janë vetëm notat ato që përcaktojnë të ardhmen e studentëve, është vullneti për të ecur përpara, përkushtimi dhe serioziteti për t’u përmirësuar çdo ditë.

Për shkak të profilit të lartë profesional, por dhe të kulturës së përgjithshme të edukimit përtej profesionit, KPT është një model arsimor që duhet promovuar në vendin tonë.

Për këto arsye, Kolegji Profesional i Tiranës, është një nga mundësitë më të mira të zgjedhjes për të gjithë ata që mbarojnë studimet e shkollës së mesme, ata që kanë mbaruar një shkollë tjetër dhe dëshirojnë të ndërrojnë profesion apo ata që e kanë profesionin, por duan të specializohen duke studiuar më shumë në një nga programet e studimit të kolegjit.

KPT ka hapur dyert e regjistrimeve për të gjithë ata që duan të përmirësojnë jetën e tyre nëpërmjet një profesioni.

Ju mund të kontaktoni me Kolegjin Profesional të Tiranës duke e vizituar në mjediset e saj në rrugën “Xhanfize Keko” te kompleksi “Xhura” në Tiranë,

duke telefonuar në numrat:

068 20 161 16

067 20 161 16

përmes email në E – mail: [email protected]

duke vizituar faqen web: www.kolegjiprofesional.edu.al

E gjithashtu në Facebook, Instagram, Youtube