Transmetuar më 15-06-2019, 10:39
Foto ilustruese

Një person i shpallur në kërkim nga policia e Tiranës, është vënë në pranga në Malësi të Madhe.

Pas hetimeve intensive bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative, nga ana e uniformave blu, pasditen e kësaj të premteje është vënë në pranga Besmir Ramaj, 34 vjeç, banues në Koplik.

I riu ishte shpallur në kërkim për llogari të Drejtorisë së Policisë Tiranë.

Kjo pasi Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin e datës 25 prill, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Përndjekja”.

Pas arrestimit policia e Malësisë së Madhe e dorëzoi Ramaj, tek efektivët e policisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al