Transmetuar më 15-06-2019, 10:28

U puth nga një i afërm dhe mori herpes. Noah Tindle, ishte vetëm katër javësh kur nëna e tij Ashleigh White, 21 vjeçe nga South Yorkshire, në Angli, vuri re se syri i tij po mbushej me flluska dhe nga njëra prej tyre, nisi të dilte një lëng i çuditshëm.

Nëna e re, e dërgoi menjëherë vogëlushin tek mjeku, i cili e diagnostikoi me herpes.

Duke marrë parasysh moshën e vogël, Noah rrezikoi jetën, për shkak të atij që njihet si një virus banal.

Dyshohet se vogëlushi e ka marrë sëmundjen në ditën kur familja po e pagëzonte, dhe kur e puthën disa persona. Vogëlushi u shtrua në spital për dy muaj dhe thuajse u bë i verbër.

Tashmë është nëntë muajsh dhe është më mirë, mirëpo nëna e tij i publikoi fotografitë në rrjetet sociale, për të paralajmëruar prindër të tjerë, mbi atë çka mund ti ndodh fëmijëve të tyre, shkruan noa.al.

Fëmijët e vegjë kanë një sistem imunitar shumë të dobët, kështu që këshillohet që të shmanget çdo kontakt me persona që mund të përbëjnë rrezik, qoftë edhe për shkaqe nga më banalet. /a.y/noa.al