Transmetuar më 15-06-2019, 09:27
Foto ilustruese

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur, si pasojë e një aksidenti të ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në aksin rrugor Shkodër-Velipojë.

Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal, duke bërë që të gjejë vdekjen një nga pasagjerët.

Viktima është Ndue Gjokaj, i cili ishte pasagjer, në makinën ku ndodheshin edhe dy persona të tjerë.

Të plagosurit ndodhet në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme, ku pavarësisht plagëve të marra, janë jashtë rrezikut për jetën.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, për të zbuluar më shumë mbi gjithë sa ka ndodhur, ku paraprakisht flitet për humbje të kontrollit mbi mjet. /a.y/noa.al