Naomi Campbell pozon e gjitha zhveshur… dhe mahnit
Transmetuar më 15-06-2019, 08:11

Një fotografi e nxehtë, dhe një panoramë që të lë pa frymë. Kështu pozon në shkretëtirën e Kenias supermodelja Naomi Campbell.

Në setin e realizuar për revistën ‘British Vogue’, Naomi shfaqet me kurriz, e gjitha e zhveshur, duke mahnitur me linjat e saj.

Fotografinë e ka ndarë vetë modelja në Instagram, e cila shihet me një zinxhir të florinjtë rreth belit, ku nxjerr në pah fundshpinën.

Prej pak kohësh ka mbushur 49 vjeçe, por për “panterën e zezë”, duket se koha nuk kalon kurrë. /a.y/noa.al

Loading...
loading...
Loading...