Transmetuar më 14-06-2019, 21:50

Këngëtari dhe bashkëpunëtori i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” që transmetohet çdo të premte në News24 është bërë sërish baba.

Dje ai njoftoi ardhjen në jetë të vajzës së tij dhe mori urime nga gjithë adhuruesit e tij.

Por ky lajm u përmend mbrëmjen e sotme në studion e emisionit, ku Sidriti rrëfeu emocionet e ardhjes në jetë të fëmijës së katërt, (kujtojmë se familja Bejleri e kanë humbur një vajzë).

Sot Sidriti nuk e ka fshehur gëzimin e tij për këtë dhuratë të madhe nga Zoti.

“I takon nënës merita më e madhe për sakrificën që bën për lindjen dhe rritjen e fëmijës. Desh Zoti shkoi gjithçka mbarë, pavarësisht se ishte hera e katërt me ndërhyrje, nuk është diçka e thjeshtë. Nëna dhe vajza gëzojnë shëndet të plotë. Desh i madhi Zot na nderoi. Fëmijët janë në qiellin e shtatë. Kontakti i parë ishte një varje nofulle, sepse nuk e imagjinonin që do ishte aq i vogël bebi”, tha Sidrit Bejleri.