Transmetuar më 14-06-2019, 20:18

Një shqiptar i dënuar me burg është arrestuar nga policia italiane e Bergamos.

Ai është Adrian Kamberaj, person i dënuar në Shqipëri me dy vite e tre muaj burg në vitin 1981.

Aksioni për ndalimin e tij erdhi pas një operacioni për të luftuar krimin.

Gjithashtu është arrestuar Dumitru Marian Geanin, i lindur në Rumani në vitin 1990 dhe i pastrehë.

Rumuni kishte marrë një urdhër arresti evropian për pjesëmarrje në një organizatë kriminale.

Ndërkohë policia është duke vijuar punën për arrestimin e shtetasve të tjerë që qëndrojnë në Itali në kundërshtim me ligjin. /k.k/noa.al/