Transmetuar më 14-06-2019, 19:22

Një i ri ka humbur jetën pasi u rrëzua nga parashuta.

Ngjarja tragjike është raportuar në Dibër, ndërsa viktimë ka mbetur Gëzim Elezi.

Ai ndodhej mbi kodrinat e Staravecit në momentin që ra nga lartësia.

Ai është dërguar në gjendje të rëndë në spital ku ka humbur më pas jetën.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Maja e Zimurit” në rrethana ende të panjohura. /k.k/noa.al/