Transmetuar më 14-06-2019, 14:56

Mund të përfundonte në tragjedi, aksidenti i ndodhur këtë të enjte, në brigjet e Ibiza në Spanjë. Dy tragete rrezikuan që të përplaseshin, për shkaqe ende të paqarta.

Anijet e përfshira në ngjarje janë “Kontiki II”, e cila ofron shërbim mes Ibiza dhe Formentera në Itali dhe “Bahama Mama”, e nisur nga Palma di Maiorca drejt Denia.

Disa nga pasagjerët në bord filmuan situatën, ku shihet se si një grua mes ulërimave të pasagjerëve, hidhet në det në gjendje paniku. Një hedhje në ujë për të shpëtuar nga më e keqja. Më tej ajo u shpëtua nga një motovedetë e marinës.

Sipas mediave lokale, kapiteni i “Bahama Mama”, e cila po lëvizte më shpejtë se “Kontiki II”, u lajmërua nga kapitaneria e portit që të fikte motorët për të shmangur përplasjen, por urdhri nuk u respektua, shkruan noa.al.

Lidhur me këtë ngjarje autoritetet kanë nisur hetimet. /a.y/noa.al