Transmetuar më 14-06-2019, 14:10

Presidenti Ilir Meta i ka drejtuar një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve lidhur me numrin e deputetëve që ka aktualisht në Parlament.

Kjo pasi nga shterimi i listave të opozitës, pas kandidatëve që pranuan mandatin e deputetit, janë ende 18 vende të lira.

Kjo lëvizje e kreut të shtetit, vjen pasi opozita i ka kërkuar Presidentit që të shpërndajë Parlamentin për shkak se është ilegjitim dhe se nuk i ka 140 deputetë.

Ndërkohë ditën e sotme, Meta tha se Presidenti është zgjedhur nga parlamenti por “natyrisht jo nga ky, por nga një parlament legjitim”.

Gjithçka pas debatit të krijuar, për shkak se kreu i shtetit anuloi zgjedhjet e 30 qershorit. /a.y/noa.al

Meta: Presidenti s’ndalon askënd të çmendet! Kush ecën në rrugën e paligjshmërisë, do ketë pasoja