Transmetuar më 14-06-2019, 14:05

Në përfundim të takimit me kreun e PD-së, Lulzim Basha, aleatët e tij tregojnë disa prej qëndrimeve të mbajtura në mbledhjen me dyer të mbyllura.

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka deklaruar se takimi me kryedemokratin Basha është zhvilluar për t’i dalë përballë situatës politike ku ndodhet vendi.

Po sipas tij, opozita e bashkuar ka vendosur t’i rikthehet protestave javës që vjen në të gjitha qytetet e Shqipërisë për tu mbyllur nga fundi i javës me një tjetër protestë kombëtare.

“"Takimi me Bashën si shkak i situatës politike që po ndodh në vend. Ky kryeministër s’ka asnjë asnjë përgjegjesi, provokon qytetarët me takimet e tij elektorale, në vend që të zbatojë dekretin e Metës. Nuk mund të trembi asnjë njeri.

Po bëhemi gati për një miting tjetër të madh në Tiranë, një protestë të madhe, dhe një rezistencë në çdo qytet. Do ta lajmërojmë ne këtë njeri, përpara se të na largojë ky nga Europa. Deri më datë 30 Shqipëria opozitare do të jetë në këmbë që koha e 30 viteve më përpara do të përfundojë njëherë e mirë", tha Shehi.