Transmetuar më 14-06-2019, 13:11

Pas takimit që pati mesditën e sotme në selinë e Partisë Demokratike, me Lulzim Bashën, kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, deklaroi se është e mundur që brenda 6 muajve të organizohen zgjedhjet.

Por ai tha se ato do të mbahen me largimin e Edi Ramës, me krijimin e një qeverisje tranzitore që garanton të gjitha parametrat për zgjedhje të lira e të ndershme në Shqipëri.

Sipas tij, zgjedhjet mund të mbahen edhe në më pak kohë, por se e rëndësishme është që  të largohet problemi nga qeverisja.

I pyetur nëse protestat do të vijojnë, ai pohoi, si dhe lajmëroi një takim në orën 18.00 të pasdites së sotme.

Mediu tha se do të ketë një mbledhje të jashtëzakonshme e Kryesisë së PD, grupit parlamentar, Kolegjit të Kryetarëve dhe Kryetarëve të Bashkisë.

Gjithçka do të jetë  me rend dite caktimi i detajeve të vijimit të aksionit politik, si dhe reagimi i PD pas arrestimeve politike të drejtuesve të PD në qarkun Elbasan. /a.y/noa.al