Transmetuar më 14-06-2019, 12:58

Gjykata e Tiranës ka liruar reperin Arkimed Lushaj, i njohur nga të gjithë si Stresi.

Lirimi i tij u bë me kusht, pas afro tetë muajsh në qeli.

Reperi u vu në pranga më 17 tetor 2018, pas përgjimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda në lidhje me grupin “Bajri”, të Shkodrës.

Stresi u arrestua në zonën e Linzës në Tiranë, pasi u gjet i zhveshur i shtrirë në krevatin e hotelit, ku ndodhej me një vajzë 20-vjeçe.

Ai u zu në befasi, ndërkohë që në dhomë u gjet kokainë dhe një 10 mijë lekësh i bërë gati për thithje. Ndërkohë reperit iu gjet edhe pistoleta që mbante me vete.

Stresi akuzohet për “Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve shpërthyese dhe të municioneve” si dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”. /a.y/noa.al