Transmetuar më 14-06-2019, 12:10

Katër persona vihen në prangat e policisë, mes tyre dy doganierë të Kapshticës, të akuzuar për kontrabandë mallrash.

Të arrestuarit janë A.K., 40 vjeç, A.B., 54 vjeç, E.M., 39 vjeç, me detyrë doganier në Doganën e Kapshticës, të tre banues në Korçë, L.M, 32 vjeç, banues në Pogradec, me detyrë doganier në Doganën e Kapshticës.

Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë kontrollit që shërbimet e policisë kanë ushtruar në hyrje të qytetit të Korçës, ndaj mjeteve tip “Benz” dhe “Renault” të shtetasve A.K., dhe A.B., iu gjetën mallra të ndryshme të dyshuara kontrabandë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale të kryera dyshohet se dy doganierët, kanë shpërdoruar detyrën dhe kanë favorizuar shtetasit A.K., dhe A.B., për të kaluar sasinë e mallrave të dyshuara kontrabandë, duke iu shmangur detyrimeve doganore.

Ndaj të dyshuarve materialet iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. /a.y/noa.al