Transmetuar më 14-06-2019, 08:26

Qysh prej 2500 vitesh më parë, në Kinën e lashtë tymosej kanabis, por jo me qëllim kurues, përkundrazi gjatë ritualeve fetare dhe ceremonive të ndryshme.

Këtë gjë e tregojnë gjurmët e para të këtij lloji të gjetura në tetë varreza të lashta të zonës së Jirzankal, siç shpjegohet në revistën ‘Science Advances’, nga një grup studiuesish gjermanë dhe kinezë, të drejtuar nga Nicole Boivin, i Max Planck Institut.

Analizat e gurëve dhe drurëve të varrezave, tregonin prani të madhe të bimëve të kanabisit me përmbajtje të lartë tetracannabinolo, përbërësi psikoaktiv më i fuqishëm.

Kjo do të thotë sipas studiuesve, se njerëzit e asaj kohe ishin në dijeni të llojeve të ndryshme të kësaj bime, duke seleksionuar ato më të fuqishme, shkruan noa.al.

Dyshohet se tymosja e kanabisit bëhej gjatë ceremonive të funeralit, me gjasë për të komunikuar me hyjnitë e të ndjerit. /a.y/noa.al