Transmetuar më 14-06-2019, 07:52
Këngëtari Sidrit Bejleri është bërë sërish baba, ku bashkëshortja e tij ka sjellë në jetë një vajzë.
Lajmin e ka dhënë vetë këngëtari duke publikuar fotografitë e para nga materniteti.
Ai ka publikuar fotografinë e dorës së vogëlushes si dhe lulet dhe tullumbacet.
“Sot u pasuruam me një dhuratë tjetër të paçmuar nga Krijuesi. Mirëserdhe mes nesh zemra jonë më e vogël! Falenderimet për Zotin e Gjithësisë”, shkroi këngëtari.
Kujtojmë se Sidriti është aktualisht baba edhe i një vajze dhe një djali dhe vogëlushja e sapolindur e zgjeron më shumë familjen e tyre. /a.y/noa.al