Transmetuar më 14-06-2019, 01:28

Tenistu Rafael Nadal përfshihet në revistën “Forbes”. Ai është aktualisht sportisti spanjoll më i paguar në botë për 2019.

Revista ka parë të ardhurat e tij nga qershori 2018 deri në 2019, të cilat arrijnë deri në 31 milionë euro.

Nadal mori 8 milionë euro si shpërblim, pas fitoreve në turnetë “Roland Garros” dhe “Master 1001 të Romës” si dhe 23 milionë euro nga sponsorizimet e firmave të cilat ai përfaqëson.

Pavarësisht se është numri 2 në klasifikimin ATP, Nadal është lojtari i katërt në listën Forbes për tenistët.

I pari është Roger Federer, i pesti në renditjen globale pas Messit, Ronaldos, Neymar dhe boksieri Saul ‘Canelo’ Álvarez. Tenisti i Baselit fiton 93.4 milionë dollarë, nga të cilët 7.4 ishin si shpërblime nga turnetë e tenisit dhe 86 nga sponsorizimit.

Dy lojtarët e tjerë që janë përpara Nadal në këtë listë janë Novak Gjokoviç, 50.6 milionë dollarë përfitime dhe Kei Nishikori me 37.3 milionë dollarë.

Ajo që bie në sy në listën e publikuar nga Forbes, është zhdukja e emrit të boksierit Mayweather nga vendet e para. Pas humbjes me Canelo, boksieri amerikan Floyd Mayweather nuk është më udhëheqës i listës së Forbes. Ai në 2018 ka qenë atleti me më shumë fitime në një vit. Në këtë mënyrë meksikani Saul ‘Canelo’ Alvarez bëhet boksieri më i paguar i momentit me 94 milionë dollarë të ardhura, në listën e boksierëve të Forbes.