Transmetuar më 14-06-2019, 00:53

Ambasadori Austriak në Shqipëri, Johann Sattler ka komentuar situatën politike në Shqipëri, duke evidentuar se vendi kthehet 20 vite pas sa herë që zhvillohen zgjedhje.

Kjo, sipas tij, vjen për shkak të mosdakordësisë mes palëve politike, ku njëra anë zgjedh t’i bojkotojë, nga ana tjerë pala tjetër këmbëngul që do të zhvillohen, e në fund “dikush tjetër” referuar presidentit, vendos t’i çdekretojë ato.

“Çdo dy vite në Shqipëri, ne kthehemi 20 vite mbrapa sepse dikush vendos të mos futet në zgjedhje, dikush tjetër t’i mbajë ato, ndërsa dikush vendos t’i çdekretojë”, tha Sattler.