Transmetuar më 13-06-2019, 21:09

Sulmuesi Eden Hazard u prezantua sot si blerja më re e Realit të Madridit, duke u bërë një ndër lojtarët më të shtrenjtë në histori.

Belgu përmbushi kështu ëndrën e fëmijërisë, ndërsa Reali siguroi një prej sulmuesve më të mirë në botë.

50 mijë tifozë ishin në stadium të cilët i uruan mirëseardhjen belgut.

Në kor tifozët brohorisnin se kërkojnë edhe Mbape në Spanjë.

Francezi është në lupën e Realit, edhe pse duket një mision i vështirë, të paktën për momentin. /k.k/noa.al/