Transmetuar më 13-06-2019, 19:47

Presidenti Meta vijoi edhe sot takimet me politikanë për të diskutuar mbajtjen e zgjedhjeve lokale në një datë tjetër.

Pas takimit me kreun e shtetit, kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi tha se më shumë sesa data e zgjedhjeve, ka ardhur koha që politika t’i thërrasë arsyes.

“Sot nuk është data dhe momenti  për të diskutuar për një datë të re zgjedhjesh, por është koha që ne të ikim nga marria dhe spiralja ku jemi fut. Në një spirale që po e nxjerr vendin jashtë  shinave.

Është koha dhe momenti që pikërisht kokat e nxehta, ata që e kanë në dorë t’i thërresin arsyes dhe të ulemi për artin e të bërit politikë dhe t’i japim mundësi vendit të kthehet e hullitë e normalitetit dhe sigurisht që kauza e opozitës janë zgjedhjet e lira, të ndershme dhe të barabartë”, tha Idrizi. /k.k/noa.al/