Transmetuar më 13-06-2019, 18:52

Nga Përrenjasi, në vijim të fushatës elektorale, Kryeministri ka apeluar kreun e shtetit që të reflektojë.

Duke iu përgjigjur deklaratës së Presidentit se do dekretojë një tjetër datë për zgjedhjet lokale, Rama tha se 30 qershori është vulosur.

“Më tha Taulanti që presidenti ka nxjerrë ca ekspertë që paska thënë se po shikon mundësi në për një datë tjerët, dhe deri sa të vendoset kjo datë, kryetarët e bashkive do rrinë në zyrë

Një tjetër pjellë kjo…

30 qershori është vulosur përfundimisht dhe nuk e ndalon dot as Iliri dhe as Saliu, artisti me fallxhoren jo e jo”, tha Kryeministri

Rama apeloi që Presidenti ta shohë me kujdes rezolutën e miratuar sot në Parlament.

Dua t’i them Ilirit, që ta lexoje me qetësi dhe kthjelltësi rezolutën e miratuar sot me 100 vota, të reflektojë mbi opinionin e përfaqësisë më të lartë dhe të mos e trashë më tutje zullumin.

Nuk është as burrëri, as zgjuarsi që të mos reflektojë dhe të kërkojë ndjesë, se ka bërë një faj nga Shqipërisë, dhe pse ndjesa nuk e lanë dot, sidoqoftë normalizon raportin e tij me fajin”, vijoi Rama. /k.k/noa.al/