Transmetuar më 13-06-2019, 17:46

Prokuroria e Tiranës ka thirrur kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha që të dëshmojë pranë organit të akuzës sa i përket hetimeve për fondet e lobimit në SHBA.

Kjo shkresë mban firmën e prokurorëve të çështjes Ervin Karanxha, Gjergji Tako dhe Kole Hysenaj.

Në Prokurori janë thirrur edhe ish-sekretari i përgjithshëm dhe ish-deputeti Arben Ristani si dhe Ilir Dervishi ekonomist në PD

Sipas shkresës së prokurorëve, Basha, Ristani dhe Dervishi duhet të paraqiten në Prokurori më 17 qershor në orën 09:30.

Hetimi për lobimin e PD-së u hap në nëntor të vitit 2017, kur firma lobuese amerikane “Muzin Capitol Partners” plotësoi me informacione shtesë deklarimet e saj të detyruara me ligj për Departamentin e Drejtësisë. /k.k/noa.al/