Kujdes me mesazhet, WhatsApp mund t’ju ndëshkojë
Transmetuar më 13-06-2019, 12:45

WhatsApp do të ndërmarrë veprime ligjore kundër përdoruesve që abuzojnë me mesazhet.

Kompania shpreson që të ndalohet abuzimi i shërbimit të ofruar nga përdoruesit falsë, të cilët dërgojnë mesazhe në shumë numra.

Deri tani këta përdorues janë bllokuar dhe u është hequr aksesi nga shërbimet e WhatsApp-it, por kompania ka vendosur që të ndëshkohen të gjithë ata që abuzojnë.

Në hapësirën e pyetje-përgjigjeve nga Facebook-u, kompania që zotëron WhatsApp-in, nga data 7 dhjetor ka publikuar se mesazhet automatike dhe abuzimet me shërbimin nuk do të tolerohen.

Loading...
Loading...