Transmetuar më 13-06-2019, 08:14

Ka një të kaluar si Miss Universe dhe është kurorëzuar nga revista ‘Maxim’ si femra më seksi në botë për vitin 2019.

Mjafton të hidhet një sy në profilin e saj në Instagram për të zbuluar pse.

Olivia Culpo, modelja amerikane 27-vjeçare me shikim miklues dhe trup gjithë forma, nuk heziton që të ekspozojë hiret në rrjetet sociale.

Me veshje seksi dhe poza provokuese, ajo i lë të gjithë me gojë hapur.

Olivia është cilësuar si femra më seksi mes 100 femrave më joshëse në botë.

“Është diçka që e kam ëndërruar qysh kur isha e vogël”, tha modelja për revistën.

Qysh kur u shpall Miss Universe në vitin 2012, ka nisur një karrierë të gjerë në fushën e modës dhe dizajnit. /a.y/noa.al