Transmetuar më 12-06-2019, 23:08

Ditën e sotme Partia Socialiste shënon 28-vjetorin e krijimit të saj.

Kjo datë përkon edhe me ditëlindjen e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili sot feston 45-vjetorin.

Kryeministri Edi Rama duke folur nga Lushnja në kuadër të takimeve elektorale, është shprehur se kreut të PD-së i uron shëndet por jo fitore.

“Sot është ditëlindja e PS-së, është edhe ditëlindja e Lulzim Bashës, kështu që i uroj shëndet, por jo fitore.

Megjithëse kam përshtypjen se edhe sikur ta linin të hynte vetëm në zgjedhje prapë nuk fiton dot”,- u shpreh Rama.